Loading…

Rexhep Qosja, Nikolla Spathari dhe Rudi Vata “Qytetarë Nderi’ nga Bashkia Malësi e Madhe

  • 26/09/2017 | 17:29

Rexhep Qosja, Nikolla Spathari dhe Rudi Vata “Qytetarë Nderi’ nga Bashkia Malësi e Madhe

Me iniciativën e kryetarit të bashkisë Tonin Marinaj, këshilli i bashkisë Malësi e Madhe ka miratuar me shumicë votash nismën për të shpallur qytetar nderi disa nga figurat që kanë kontribuar në fushat e tyre përkatëse, raporton atsh.


Rexhep Qosja lindur në Vuthaj të Kelmendit me motivacionin: “Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe për kontributin e tij atdhetar në themelimin e Kosovës së pavarur në veçanti”.

Nikolla Spathari lindur në fshatin Goraj-Budishë Kastrat me motivacionin: “Për vlera të pamohueshme në fushën e krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore, me kontribut në lartësimin e trevës sonë Malësi e Madhe e më gjërë”.

Rudi Vata lindur në Shkodër me motivacionin: “Për vlera të pamohueshme në fushën e futbollit e me kontribut në lartësimin e trevës sonë Malësi e Madhe e më gjerë”. Bashkia Malësi e Madhe kohët e fundit ka shpërndarë disa tituj nderi personaliteteve të shquara, të cilët kanë ngritur lart emrin e Malësisë Madhe.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë