Loading…

Revolveri i Marsit TOZ-81, arma finale e mbijetesës e kozmonautëve sovjetikë

  • 03/10/2020 | 23:32

Revolveri i Marsit TOZ-81, arma finale e mbijetesës e kozmonautëve sovjetikë

Armët e krijuara gjatë epokës së Luftës së Ftohtë kishin forma nga më të paparashikueshmet dhe nganjëherë ishte e vështirë të dallosh ato të vërteta nga të trilluarat.


Por mes dizajneve të vërteta kishte dhe nga ato që ish-Bashkimi Sovjetik kishte krijuar si mjete mbijetese për astronautët e tyre, të cilat kishin pamje si të filmave fantastikë apo serive të James Bond.

Por armët reflektonin mjediset e sikletshme ku kozmonautët duhet të punonin, jo vetëm në orbitë por dhe pas kthimit në tokë. Armët Sovjetikë të hapësirës nuk u krijuan për duele me astronautët amerikanë por për mbijetesë pas kthimit në ‘terra firma’, kundër arinjve apo kafshëve të egra.

Armëve specialiste sovjetike nisën të krijoheshin prej vitit 1979 sipas këshillës së Alexei Leonov — njeriu që lundroi i pari në hapësirë. Kjo pasi pas kthimit të tij nga misionii famshëm Voskhod 2 në 1965, kapsula ku rrinin ai dhe kolegu kozmonaut Pavel Belyayev ndryshoi urs dhe ra në tundrat ruse të Uraleve.
Në epokën e misioni Voskhod 2 kozmonauti kishte në pakon e tij të mbijetesës një pistoletë Makarov, busull, 18 shkrepse, thikë, mjete peshkimi, elektrik, fushekzjarre, biçak, pasqyrë sinjalizimi, set të ndihmës së parë, radiomarrëse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë