“Money Heist” (La Casa de Papel) do të rikthehet me një zgjerim të universit të serialit, njoftoi Netflix të shtunën.
Së bashku me këtë erdhi një deklaratë që sugjeron se ajo që synon Netflix nuk është vetëm një sezon tjetër i një lloji, por shumë spin-off-e që zgjerojnë universin e “Money Heist”, shkruan Variety.
“Disa histori fillojnë me goditjen perfekte. Dhe kjo ndryshoi gjithçka”, thuhet në deklaratën e Netflix.
“Nga grabitja e parë për para të gatshme deri te grabitja më dinake e shekullit, përfshirë sulmin që vuri në rrezik tonelata ari nga Banka e Spanjës, universi i ‘Money Heist’ nuk ka pushuar kurrë së rrituri, së evoluuari dhe së na habitur”, thuhet tutje.
“Por nëse ka një gjë të qartë, është se revolucioni NUK mbaron KURRË. Që tani e tutje, ky është kontrolli i misionit për gjithçka në universin ‘Money Heist’. Nëse doni të jeni në planin tjetër dhe nuk doni të humbisni asnjë lëvizje nga banda, ky është vendi i duhur”, thuhet ndër të tjerash në deklaratë.
Rikthimi i “Money Heist” u njoftua nga Alvaro Morte, i cili luajti Profesorin në serialin origjinal, në premierën botërore të Seviljes të shtunën të sezonit të dytë të “Berlin”, i cili do të dalë në Netflix më 15 maj.