Loading…

Revista serbe me ilustrim: Thaçi po e mbanë gjallë Vucic’in (Foto)

  • 08/02/2017 | 20:22

Revista serbe me ilustrim: Thaçi po e mbanë gjallë Vucic’in (Foto)

Revista serbe NIN ka krijuar një ilustrim me Thaçin e Vucicin duke u bazuar te piktura e famshme serbe “Vajza e Kosovës”, e cila tregon vajzën serbe duke ndihmuar ushtarin serb gjatë Betejës së Kosovës të vitit 1389. 


NIN ka krijuar ilustrimin ku presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shihet duke i dhënë ujë kryeministrit serb Aleksandar Vucic.

Tema që kjo revistë serbe trajton është se kinse Vucic po arrinë të jetë popullor në Serbi pavarësisht krizave brenda vendit, vetëm falë tensioneve të improvizuara me Kosovën, siç ishin rasti i trenit apo ai murit.

Ndryshe, vajza e Kosovës është personazhi kryesor në këngën popullore serbe me të njëjtin titull. Ajo është një vajzë e re, që pas betejës së Kosovës endet nëpër fushat e betejës, shëron plagët e luftëtarëve të plagosur. /gazetametro.net

 

thaci_vuciq

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë