Loading…

REUTERS: Kosova bllokoi hyrjen e trenit ‘provokativ’ nga Serbia

  • 15/01/2017 | 08:55

REUTERS: Kosova bllokoi hyrjen e trenit ‘provokativ’ nga Serbia

Treni serb të cilit natën e kaluar iu ndalua hyrja në territorin e Kosovës ka marrë vëmendjen edhe të mediave botërore. Edhe agjencia e lajmeve, Reuters ka shkruar për ndalesën që i bënë institucionet e Kosovës këtij treni.


“Policia e Kosovës e ka bllokuar të shtunën hyrjen e trenit i cili po vinte nga Serbia i pikturuar me ngjyrat e flamurit serb dhe me fjalët “Kosova është Serbi”, thuhet në artikullin e Reuters për trenin serb dhe reagimin e Kosovës karshi tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte urdhëruar forcat e njësisë speciale të dalin në kufi për të ndaluar ardhjen e trenit i cili kishte qëllim vetëm provokimet dhe nuk kishte leje të kalonte nga autoritetet e Prishtinës”, shkruan tutje Reuters, transmeton gazetametro.net.

Për më tepër artikulli përmend edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj i cili u arrestua nga autoritet franceze me urdhërarrest të Serbisë. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë