Loading…

Resul Sinani e përzë nga emisioni Ridvan Berishën pas acarimit të debatit

  • 26/09/2022 | 22:59

Resul Sinani e përzë nga emisioni Ridvan Berishën pas acarimit të debatit

Pas një debati të ashpër mes Ridvan Berishës dhe mysafirëve tjerë në studion e emisionit “Libero”, moderatori i emisionit Resul Sinani e ka larguar nga studio të ftuarin Ridvan Berishën.


“Ma kalove kufirin”, i thotë Sinani teksa kërkon nga regjia të shkojnë me publicitet për të ftuar një mysafir tjetër në emision.

“Libero është vend që e njohin të gjithë. Këtu flitet me qetësi dhe dëgjohet fjala. Kësaj radhe ma kalove kufirin”, u shpreh Sinani teksa kërkoi të ndërrohet mysafiri.

Pas shumë përpjekjeve të moderatorit për ta qetësuar Berishen dhe për ta stabilizuar situatën ky i fundit nuk përfilli kërkesat e tij duke ngritur zërin gjatë debatit.

Ridvan Berisha u acarua me mysafirin tjetër, Virusin me të cilin po debatonte rreth largimit të tij nga puna në RTK.

Për më shumë kjo është video:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë