Loading…

Reshjet e djeshme shkaktuan dëme të mëdha në Skënderaj (Video)

  • 03/06/2017 | 19:58

Reshjet e djeshme shkaktuan dëme të mëdha në Skënderaj (Video)

Të reshurat e një nate më parë kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunën e Skënderajt.


Është viti i tretë që familjes Gjokaj uji i ka depërtuar brenda në shtëpi. Në këtë komunë janë edhe shumë familje që sa herë që ka të reshura, uji u depërton brenda në shtëpi duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Këto familje gjatë ditës i kanë vizituar edhe zyrtarët komunalë për të bërë vlerësimin e dëmeve, mirëpo asnjëherë nuk janë kompensuar.

Vërshime ka pasur pothuajse në të gjitha komunat e vendit.

Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë pasditen e së premtes në Prishtinë kanë shkaktuar probleme edhe në institucionin në të madh shëndetësor në vend. Uji ka depërtuar në brendësi në repartin e Neurologjisë në QKUK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë