Loading…

Reshitaj: Nuk joshemi me pozita, kemi koalicion me LDK’në

  • 17/06/2017 | 08:58

Reshitaj: Nuk joshemi me pozita, kemi koalicion me LDK’në

Behgjet Pacolli nuk do të joshet nga pozitat institucionale për t’ia siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma).


Bazë e çdo marrëveshjeje do të jenë programet për zhvillimin e Kosovës dhe interesi qytetar, e kurrsesi ai individual dhe partiak.

Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” zëvendëspresidentja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Albena Reshitaj, duke shtuar se partia e saj është në koalicion me LDK-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi dhe për çdo çështje do të kenë veprim të përbashkët.

Znj. Reshitaj tashmë kur KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit. Sa jeni të kënaqur si koalicion parazgjedhor për rezultatin zgjedhor të së dielës?

Reshitaj: Suksesi më i madh i këtyre zgjedhjeve mendoj se ka qenë realizimi i zgjedhjeve në frymë demokratike dhe pa incidente të mëdha. Sa u përket rezultateve pritjet tona kanë qenë më të mëdha bazuar në programin zhvillimor zgjedhor që kemi si dhe në kualitetin dhe cilësinë e kandidatëve të përfshirë në listën e koalicionit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë