Loading…

Republikanët të ashpër me Biden pas sulmit vetëvrasës Kabul: Gjak në duart tua

  • 26/08/2021 | 18:28

Republikanët të ashpër me Biden pas sulmit vetëvrasës Kabul: Gjak në duart tua

Republikanët po kritikojnë ashpër administratën Biden për menaxhimin me krizën në Afganistan pas dy sulmeve vetvrasëse në aeroportin e Kabul ku sipas raporteve të para janë 13 të vdekur, transmeton Gazeta Metro.


“Zoti President rregullo këtë rrëmujë që vet e shkaktove. Ndalo së ikuri nga ajo. Ne jemi ende në luftë. Nuk i ke dhënë fund luftës, i dhurove përparësi armikut. Shko në ofensivë, vendos superioritetin, dhe mos u largo deri në momentin kur të gjithë qytetarët dhe aleatët tanë janë të sigurt” ka shkruar Kongresmeni Dan Crenshaw pas lajmit për sulm.

Kongresmeni Crenshaw është veteran i ushtrisë amerikane, luftëtar në Irak dhe Afganistan. Ai ka shërbyer në njësitet e famshme Navy SEAL’s.

Një sulm vetëvrasës jashtë Portës Abbbey në aeroportin e Kabul, dhe një tjetër në hotelin Baron ngjitur me të kanë vrarë së paku 13 persona sipas raporteve të para.

Një kongresmene tjetër amerikane ishte shumë më e ashpër ndaj Presidentit Biden. “Gjak është në duart e tij” ka shkruar Elise Stefanik. Kërkoi dorëheqjen e tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë