Loading…

Rënia e lirës turke favorizon turistët, oferta turistike me çmime më të volitshme

  • 11/08/2018 | 22:52

Rënia e lirës turke favorizon turistët, oferta turistike me çmime më të volitshme

Derisa vlera e valutës turke, lirës, po shënon rënie të vazhdueshme, dhe ekonomia e Turqisë po përballet me rrezik, dikush po përfiton, dhe ata janë turistët që kanë vendosur që pushimet e tyre të i kalojnë në bregdetin turk.


Rënia e lirës karshi valutave të forta si dollari, euro e funta angleze, ka bërë që turistët që bëjnë rezervime për pushime në Turqi, me këto valuta, të marrin oferta me çmime më të lira, shkruan gazetametro.net.

Mediat europiane raportojnë se rënia e lirës turke ka rritur interesimin e turistëve për t’i kaluar pushimet në Turqi, pasi çmimet tani janë më të volitshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar mediat shkruajnë se kompanitë turistike po raportojnë të kenë rritje të rezervimeve për pushime në Turqi.

Rezervimi për pushime në Turqi është bërë shumë më i lirë, pas rënies prej rreth 35% që ka pësuar lira gjatë këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar kur ajo kishte pasur një rritje rekorde. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë