Analisti Petrit Zogaj, përmes një reagimi në Facebook lidhur me sondazhin e publikuar nga ‘Euronews Albania’, ku afër 80% e shqiptarëve të Shqipërisë janë deklaruar pro bashkimit me Kosovën, shkruan Gazeta Metro.
Zogaj ka thënë se krahasuar me sondazhet tjera, duket hapur që në Kosovë ka një rënie të atyre që do të donin një bashkim në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Nje sondazh i publikuar nga Euroneës Albania para pak ditesh, thote se afer 80% e shqiptareve te Shqiperise jane pro bashkimit me Kosoven. Nderkohe, shifrat ne Kosove qe e mbeshtesin kete bashkim jane dikund tek 60%, te pakten nga viti i kaluar. Ne krahasim me sondazhet tjera, duket hapur qe ne Kosove ka nje renie te atyre qe do te donin nje bashkim ne mes Kosoves dhe Shqiperise. Tash, pyetja qe behet ne keto raste eshte: si na qenka e mundur qe ne Kosove, ne keto 15 vite LV te kete propaganduar pro bashkimit dhe te prodhoje nje efekt te kundert nga ai i pretenduar?”, tha Zogaj.
E për këtë Zogaj ka shtuar se ndoshta kryeministri Kurti, ka një shpjegim për këtë.
“Pra si eshte e mundur qe ne Shqiperi, ku nuk ka pasur nje subjekt politik qe ka shtyer bashkimin kombetar si agjende, perqindja eshte rritur dhe ne te njejten periudhe ne Kosove, qe kishte subjekt politik me agjenden e bashkimit, eshte zbehur mbeshtetja per bashkim? Kryeministri Kurti, i cili do te votonte pro bashkimit, nese nje referendum do te organizohej nga alienet, ndoshta ka nje shpjegim per kete”, tha ai.
Postimi i plotë:
Nje sondazh i publikuar nga Euroneës Albania para pak ditesh, thote se afer 80% e shqiptareve te Shqiperise jane pro bashkimit me Kosoven. Nderkohe, shifrat ne Kosove qe e mbeshtesin kete bashkim jane dikund tek 60%, te pakten nga viti i kaluar. Ne krahasim me sondazhet tjera, duket hapur qe ne Kosove ka nje renie te atyre qe do te donin nje bashkim ne mes Kosoves dhe Shqiperise. Tash, pyetja qe behet ne keto raste eshte: si na qenka e mundur qe ne Kosove, ne keto 15 vite LV te kete propaganduar pro bashkimit dhe te prodhoje nje efekt te kundert nga ai i pretenduar? Pra si eshte e mundur qe ne Shqiperi, ku nuk ka pasur nje subjekt politik qe ka shtyer bashkimin kombetar si agjende, perqindja eshte rritur dhe ne te njejten periudhe ne Kosove, qe kishte subjekt politik me agjenden e bashkimit, eshte zbehur mbeshtetja per bashkim? Kryeministri Kurti, i cili do te votonte pro bashkimit, nese nje referendum do te organizohej nga alienet, ndoshta ka nje shpjegim per kete./gazetametro.net
Barometri: 80% e shqiptarëve pro bashkimit Shqipëri-Kosovë