Loading…

Renditja tabelere e Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme

  • 26/02/2022 | 15:22

Renditja tabelere e Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Ballkani sot ka mposhtur Dritën në Gjilan në ndeshjen kryesore të kësaj jave me rezultat 0-1, ndërsa Llapi ka fituar kundër Malishevës me rezultat të pastërt 3-0, transmeton Gazeta Metro.


Derbi i kësaj jave mes Dritës dhe Ballkanit i ka takuar suharekasëve pasi që kanë arritur të mposhtin Dritën me rezultat 0-1. Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan pjesa e parë përfundoi 0-0 ku dy ekipet luajtën një pjesë të parë të kujdesshme.

Ndërsa në pjesën e dytë me golin e realizuar në minutën e 70′ nga sulmuesi nigerian, Theophilus Solomon, Ballkani ka arritur të mposht ‘Intelektualët’ duke mbetur të paktën edhe për një javë në vendin e parë me 45 pikë gjithsej.

Ndeshja tjetër mes Llapit dhe Malishevës i takoj llapjanëve të cilët janë duke u afruar në garën për titull. Sot ata triumfuan me rezultat 3-0 kundër Malishevës me golat e shënuar nga Valmir Veliu i cili realizoj dy herë në pjesën e parë dhe Arbnor Ramadani në minutën e 84′ për të vulosur fitoren e skuadrës së Tahir Batatinës.

Nesër do të zhvillohen edhe tre ndeshje të tjera Prishtina-Gjilani, Feronikeli-Dukagjini dhe Ulpiana-Drenica.

Më poshtë gjeni edhe renditjen tabelare pas ndeshjeve të sotme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: info[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë