Loading…

Renditja e re e FIFA’s, Kosova ngrihet për dy vende

  • 19/11/2021 | 15:17

Renditja e re e FIFA’s, Kosova ngrihet për dy vende

Kosova ka përparuar në renditjen e re të FIFA-s. Dardanët janë ngritur në dy vende më lart, shkruan Gazeta Metro.


Nga vendi i 113 në vendin e 111, Kosova ka përparuar në renditjen e re të FIFA-s, ani pse rezultatet nuk ishin të dëshirueshme edhe në ndeshjet e fundit për vitin 2021.

Dardanët janë ngritur për dy vende pas ndeshjeve të nëntorit.

Në ndeshjet e nëntorit, Kosova u befasua nga Jordania në Fadil Vokrri, duke u mposhtur 0-2.

Dardanët ndryshuan fytyrën pak ditë më pas, duke barazuar 1-1 në udhëtim me Greqinë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Kjo paraqitje pozitive ka ndihmuar Kosovën që nga vendi 113 që ishte në tetor, të ngrihet në atë të 111.

Gjithashtu, lëvizja e ekipeve bëhet edhe në varësi të paraqitjeve të kundërshtarëve, andaj janë një varg rrethanash që ndryshon renditja e kombëtareve./ gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë