Loading…

Rendi dhe Ligji janë në shërbim të qytetarëve pa dallim

  • 22/02/2017 | 13:28

Rendi dhe Ligji janë në shërbim të qytetarëve pa dallim

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marrë pjesë në dëgjimin publik i cili i dedikohej çështjes së zbatimit të marrëveshjeve për funksionalizimin e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në tërë territorin e Republikës së  Kosovës.


Ministrja Hoxha fillimisht ka falënderuar organizatorët e këtij dëgjimi publik dhe njëherësh i ka njoftuar të pranishmit se roli i Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces ka qenë dhe është i kufizuar për faktin se i dedikohet para së gjithash sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, institucione këto të pavarura në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Ministrja Hoxha theksoi se roli i Ministrisë së Drejtësisë është në drejtim të organizimit të provimit të Jurisprudencës për të gjithë  qytetarët e Republikës së Kosovës që i plotësojnë kushtet, në pajtim me afatet e përcaktuara me Ligjin për dhënien e provimit të Jurisprudencës. Po ashtu, Ministrja Hoxha bëri të ditur angazhimin intensiv me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së nevojshme ligjore.

“Krahas kësaj, shpreh përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë që në pajtim me përgjegjësitë, do të jemi të  gatshëm për të dhënë kontributin tonë në drejtim të ofrimit të kushteve sa më të mira për integrimin e këtij komuniteti në sistemin tonë të drejtësisë gjithnjë në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, theksoi Ministrja Hoxha.

Në afatin e fundit, nga gjithsej 97 kandidatë sa e kanë kaluar provimin e jurisprudencës, 9 prej tyre janë të komunitetit serb, kurse në afatin e parafundit kanë kaluar 6 kandidatë të këtij komuniteti, sipas kushteve dhe trajtimit të barabartë me të gjithë kandidatët tjerë.

Në përmbyllje të këtij dëgjimi publik, Ministrja Hoxha shprehu gatishmërinë e saj për t’u përgjigjur në pyetjet e shumta të anëtarëve të këtij Komisioni si dhe të pranishmëve të tjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë