Loading…

Renault dhe Nissan bashkë për makina elektrike të lira

  • 15/12/2016 | 23:39

Renault dhe Nissan bashkë për makina elektrike të lira

Dy prodhuesit e mëenj të automobilave, që operojnë në kuadër të të njëjtit grup, do të zhvillojnë pasardhësit e modeleve elektrike Renault Zoe dhe Nissan Leaf në platformën e përbashkët mekanike.

Këto automjete – një me simbolin Renault dhe tjetri me emblemën e markës Nissan – do të përdorin të njëjtën bazë mekanike dhe sistem elektrik.

Nga grupi i Renault-Nissan tha thuhet se Leaf dhe Zoe i përkasin të njëjtit segment automobilistik, për dallim nga versioni i tanishëm.

Në fakt, ndërsa Leaf sipas dimensioneve bën pjesë në mesin e modeleve kompakte (me një gjatësi rreth 4.5 m), Zoe është pak më e vogël (rreth 4 m).

Megjithatë, modelet e reja nuk duhet pritur së shpejti në shitje, duke pasur parasysh se Nissan për Leaf planifikon edhe një redizajn në vitin 2018, ndërsa mediat franceze raportojnë se Renault Zoe e ardhshme nuk do të paraqitet para vitit 2020.

Përndryshe, Renault ka nisur këtë vjeshtë versionin e modernizuar të modelit elektrik, kështu Zoe në saje të baterive të reja mund të udhëtojnë deri në 400 km (sipas standardeve NEDC).

Nissan Leaf aktualisht ofron një autonomi të vozitjes me një mbushje prej rreth 250 km.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë