Loading…

Remzi Ejupi: Dënim më të madh për Serbinë s’ka, e kthyen dy shqiptarë prapa

  • 05/12/2022 | 22:48

Remzi Ejupi: Dënim më të madh për Serbinë s’ka, e kthyen dy shqiptarë prapa

Ish-presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi ka thënë se gjesti i mesfushorit me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, nuk ka qenë provokim gjatë ndeshjes së Zvicrës kundër Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se provokimet nga ana e serbëve kishin filluar qysh nga dueli kundër Brazilit, ku në dhomat e zhveshjes kishin shfaqur hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.

”Unë mendoj se nacionalizmi serb i ushqen edhe rininë, edhe pas bombardimeve, vazhdon t’i ushqej edhe më tutje me një lloj urrejtje ndaj shqiptarëve. Në futboll lejohet edhe provokimi, por gjesti i Xhakës nuk ka qenë provokim ka qenë brenda suazës së lejuar. Por, provokim shumë më i madh ishte i Serbisë që s’mund ta përmirësoj, qysh nga zhveshtorja.”

”BE’ja dhe OKB’ja duhet të merret me sjelljet e tyre sepse është shumë e madhe sesa që mund ta kontrollojë FIFA dhe UEFA. Serbia e ka dëshmuar edhe me vrasjen e tifozit francez para disa viteve. Dihet që koncepti i shtetit serb përbëhet nga Kisha Ortodokse,” tha Ejupi në ‘Politiko’.

Tutje, një ndër aksionarët më të mëdhenj në klubin e Prishtinës deklaroi se nuk ka dënim më të madh për Serbinë sesa të kthehet prapa nga dy shqiptarë.

”Dënim më të madh për Serbinë, sesa me kthyer Zvicra, dy shqiptarë prapa, dënim më të madh s’ka,” tha ndër të tjerash ai.

Sot gjatë ditës u raportua nga mediumi zviceran ‘Blick’ se FIFA do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit. Ndërkaq, u raportua gjithashtu se nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka. /gazetametro.net

FIFA nisi procedurat ndaj Serbisë, Viola von Cramon: I bëj thirrje të sanksionohen ata që promovuan racizmin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë