Loading…

Remitencat në Kosovë rritën për 2.2 përqind

  • 12/01/2017 | 10:17

Remitencat në Kosovë rritën për 2.2 përqind

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 35.1 përqind përkatësisht 24.0 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.

Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.6 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë, raporton RTK.

“Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, deri në shtator të vitit 2016 shënuan vlerën prej 504.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 2.2 përqind”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë