Loading…

Rekrutët rusë revoltohën në kufi, s’kemi trajnim po ‘trajtohemi si bagëti’

  • 06/10/2022 | 14:03

Rekrutët rusë revoltohën në kufi, s’kemi trajnim po ‘trajtohemi si bagëti’

Rekrutët rusë janë në revoltë pasi trajtohen si ‘bagëti’ dhe nuk u është dhënë ‘asnjë trajnim’ ndërsa shkojnë në luftën në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.


Një video tregon se burrat ankohen publikisht për trajtimin e tyre në ‘kushte brutale, absolutisht të tmerrshme’ pasi u mobilizuan nga Vladimir Putin, i cili muaj më parë dha urdhërin për mobilizim të pjesëshëm ushtarak.

Pamjet tronditëse janë vetëm dëshmia më e fundit e kaosit total mbi thirrjen ruse të rezervistëve që ka lënë të dëshpëruar edhe simpatizantët më të flaktë të Kremlinit, shkruan Daily Mail.

Rekrutët e dëshpëruar rrezikojnë të ndëshkohen duke shfryrë tërbimin e tyre për gjendjen e tyre të vështirë pasi kanë mbërritur me tren në rajonin Belgorod që kufizohet me Ukrainën.

Një nga ushtarët, duke vepruar si zëdhënës i njerëzve të mjerë, thotë para kamerës: ‘Jemi rreth 500 veta, të gjithë të armatosur. Megjithatë ne nuk jemi të regjistruar në asnjë njësi ushtarake./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë