Loading…

Rekomandimet për t’u mbrojtur nga gripi

  • 06/12/2016 | 00:05

Rekomandimet për t’u mbrojtur nga gripi

Numri i madh i pacientëve të prekur nga gripi që ka mësyer dyert e qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka shtyrë drejtuesit e kësaj të fundit të japin edhe rekomandime për qytetarët, pasi që vetëm për një muaj janë paraqitur gjashtë mijë pacientë.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Ulpianë, Bujar Lila, i cili njëherit është dhe mjek i kësaj qendre, ka thënë se gripi sezonal, dita e ditës në vend është duke u rritur por që ka dhe mungesë vaksinash.

Këto deklarime Dr. Lila i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova, duke shtuar se vetëm në muajin e kaluar këtë qendër në shërbimin pediatrik, kanë vizituar 6 mijë pacientë.

Ai, u rekomandon qytetarëve disa prej masave mbrojtëse nga gripi.

”Të evitohen vendet me numër të madh të popullatës, të  mbahet higjiena saktësisht, pastrimi duarve, të përdoren ushqimet që kanë vitamin C dhe pemët, supët, antibiotikët mos të përdoren pa këshillën e mjekut  etj”, ka thënë Lila.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë