Shpenzimet publicitare do të vazhdojnë të rriten edhe me shpejtë në vitet në vazhdim, aq sa do të kalojnë të ardhurat e gazetave. Në vitin 2016 publiciteti kaloj 29 miljardë dollarë, vetem në rrjetet sociale, transmeton gazetametro.net.
Agjenti publicitar Zenith Optimedia ka parashikuar, sipas së cilës në 2019 reklamat në rrjetet sociale do të arrijnë shifrën e 50.2 miliardë dollarë, pra, 1% më pak se 50.7 miliardët e mbledhura nga gazetat. Por, kjo shifër do te kalohet në vitin 2020.
Nëse të ardhurat e rrjeteve sociale do të rriten me një normë vjetore prej 20% deri në fund të dhjetëvjeçarit, nuk do të jetë më pak ajo e lidhur me videot online, për të cilat parashikohet një rritje vjetore prej 18%. Në 2019 filmimiet online do të lidhin 35.4 miliardë dollarë shpenzime publicitare globale, më shumë se 35 miliardë të mbledhura nga sektori radiofonik.
Kjo rritje, shpjegojnë analistët, i dedikohet përmirësimit të ekranit të smartphone dhe shpejtësisë së lidhjes së internetit, që i jep mundësi videove online që të jenë më të plotë se spotet televizive, por jo një zëvendësues. Në 2019, në fakt, të ardhurat e lidhura me videot online do të jetë pak më suhmë se 1/5 e atyre televizive./ gazetametro.net