Loading…

Reket: ‘Prokurorja speciale’ e korruptuar maqedonase nga arresti shtëpiak drejt e në burg

  • 21/07/2021 | 23:42

Reket: ‘Prokurorja speciale’ e korruptuar maqedonase nga arresti shtëpiak drejt e në burg

Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënimin me 7 vjet burg për ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva, dhe 9 vjet burg për Bojan Jovanovskin, i njohur si Boki 13, pronar joformal i televizionit “1TV”. Dënimet e tyre lidhen me aferën e njohur si “Reket”. Të dy aktualisht janë në arrest shtëpie, por tani që vendimi ka marrë formën e prerë, ata do të duhet të shkojnë në burg.


Janeva dhe Jovanovski janë shpallur fajtorë për marrje të 1.5 milion eurove ryshfet nga biznesmeni Orce Kamçev, për t’i mundësuar atij lehtësime në një proces gjyqësor që zhvillohej kundër tij.

Jovanovskin, aktakuza e ka ngarkuar për veprën penale “marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm dhe pastrim parash”, kurse Janevën për “shpërdorim të detyrës, të pozicionit dhe të autoritetit si prokurore speciale publike”.

Të dy aktualisht janë në arrest shtëpie, por tani që vendimi ka marrë formën e prerë, ata do të duhet të shkojnë në burg.

Ata mund të ankohen në Gjykatën Supreme, por, sipas ligjit, kjo nuk do të mund të evitojë shkuarjen në burg menjëherë.

Ish-kryeprokurorja speciale, Janeva, është arrestuar më 21 gusht të vitit 2019, pasi në opinion kanë dalë dëshmi për përfshirjen e saj në aferën e njohur si “Reketi”.

Ajo ishte emëruar në krye të Prokurorisë Speciale menjëherë pas themelimit të saj në vitin 2015.

Kjo prokurori ishte themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve, që ishte zbuluar nga kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, në vitin 2013.

Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë së Veriut, atëbotë ka qenë në opozitë.

Prokuroria Speciale kishte iniciuar shumë vepra penale kundër ish-zyrtarëve të Qeverisë së kaluar, që drejtohej nga Nikolla Gruevski, por përfshirja e Janevës në aferën korruptive ka prishur imazhin e kësaj prokurorie, duke çuar në shurjen e saj.

Lëndët e saj gjyqësore kanë kaluar në prokurorinë e rregullt, por shumë prej tyre ende nuk kanë marrë epilog gjyqësor.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë