Loading…

Reja ngacmon trajnerin e Spanjës: Dy herë ke humbur kundër meje

  • 26/03/2022 | 16:57

Reja ngacmon trajnerin e Spanjës: Dy herë ke humbur kundër meje

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka dashur të ngacmojë homologun e tij Luis Enrique, përpara ndeshjes miqësore që Shqipëria do të luajë në mbrëmje në orën 19:45 në Barcelonë ndaj Spanjës, shkruan Gazeta Metro.


“Unë e kam njohur Enrique që nga koha kur ishim në Romë që të dy, ai te Roma dhe unë te Lazio. Ai ishte pak më i ri dhe unë disi më ekspert”, tha Reja për Enrique.

“Mua më ka shkuar mirë sepse kam fituar dy herë derbin, atij disi më keq sepse humbi. Por ndërkohë e kam thënë dhe i kam uruar që të bënte një karrierë të madhe e kështu ndodhi”, e ngacmoi Reja trajnerin e Spanjës.

Shqipëria do të tentojë sonte të mos turpërohet më sikur në ndeshjet kundër kundërshtarëve të fortë si Anglia e Franca, ndonëse ndeshja e sontme është veç një miqësore./gazetametro.net
  

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë