Regjisorit ikonë të kinemasë amerikane i ka rënë prestigji në SHBA por në Evropë vazhdon të admirohet, ai debuton në La Scala të Milanos si regjisor i operës nga Puccini, transmeton Gazeta Metro.
Woody Allen deri sa po bëhej gati për debutimin e tij tha se ai gjithmonë ishte pritur mirë dhe ka një përcjellje të dashur në Evropë.
Ai u prit me duartrokitje kur po hynte në sallën e konferencës për shtyp sot para premierës së fundjavës.
Derisa regjisori tani 83 vjeçar injorohet në shumicën e rretheve në Hollywood pasi akuzat për abuzim u rishfaqën edhe një herë pas shpalosjes së skandaleve me abuzim seksual në industrinë e filmit në SHBA.
Filmin e tij të fundit, Studio e filmave, Amazon, refuzoi ta distribuoj dhe shkëputi kontratën me Allen, derisa filmi do të shfaqet në kinematë e Italisë dhe Spanjës.
Woody Allen gjithmonë ishte i njohur si ekscentrik por ku tronditi Amerikën ishte kur u nda nga gruaja Mia Farrow e u martua me të bijën e tyre të adoptuar, atëherë tetëmbëdhjetë vjeçare./gazetametro.net