Loading…

Refuzon të largohet nga Zvicra për shkak të borxheve në Kosovë

  • 24/02/2017 | 17:30

Refuzon të largohet nga Zvicra për shkak të borxheve në Kosovë

Gjykata e kantonit të Vaud-it i hodhi poshtë kërkesën një gjashtëdhjetëvjeçari kosovar, i cili duhej të kthehej në Kosovë që nga viti 1993. Gazeta ‘20minutes’ shkruan për situatën e një kosovari që lufton për t’i fituar letrat në Zvicër që nga viti 1990.


Në mënyrë të paligjshme për njëzet e katër vjet, një kosovar ka refuzuar të largohet nga Zvicra për shkak të borxheve personale që i ka në Kosovë. Me ardhjen e tij në Zvicër në vitin 1990, gjashtëdhjetëvjeçarit i është dhënë për herë të parë një leje afatshkurtër. Më pas, Sekretariati për Migrim i ka dorëzuar një dokument për mospranimin e tij në Zvicër. Pavarësisht këtij dokumenti, zotëria në fjalë është kthyer sërish për të punuar.

Tetë vjet më vonë, punëdhënësi i tij paraqet një kërkesë për leje qëndrimi. Dosja shkon gjerë te Gjykata Federale, e cila i dërgon një aktgjykim, ku thuhet se kërkesa i është refuzuar. Kosovari në fjalë nuk arrin  të kuptojë një vendim të tillë.

Sipas tij, integrimi i tij në Zvicër si dhe situata ekonomike e dështuar në Kosovë duhet të jenë argumente të mjaftueshme për t’i dhënë atij një leje qëndrimi. Aplikanti i pasuksesshëm është dashur deri në dhjetor 2009 të lërë Zvicrën. Por, më në fund ai nuk u largua për shkak të një intervenimi në spital.

Pesë vjet më vonë ai ka paraqitur një kërkesë, duke thënë se është nën kujdesin mjekësor për dhimbje të krahut, për diabet dhe një tendencë për depresion. Shërbimi i popullsisë nuk është prekur nga situata e këtij të fundit dhe ka pohuar se kërkuesi mund të ketë trajtime shëndetësore edhe në Kosovë.

Gjashtëdhjetëvjeçari, më pas, ka njoftuar autoritetet zvicerane se rrezikon hakmarrje fizike nëse shkon në Kosovë, për shkak se nuk ka paguar disa borxhe private. Për këtë arsye ai duhet të mbetet në Zvicër për t’i paguar ato. “Nuk ka prova në lidhje me këto borxhe”, ka përfunduar Gjykata, duke konfirmuar dëbimin e kosovarit, vendim që mbetet në fuqi që nga 15 marsi 1993. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë