Loading…

Refuzohen 46 persona që u paraqitën si viktima të UÇK-së kundër krerëve në Speciale

  • 06/10/2022 | 14:40

Refuzohen 46 persona që u paraqitën si viktima të UÇK-së kundër krerëve në Speciale

Zyra për pjesëmarrjen e Viktimave në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës ka dorëzuar raportin e shtatë me aplikimet e personave që pretendojnë të jenë viktima të UÇK-së, në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Lajmi.net e ka parë raportin e kësaj zyreje, në të cilin shihet se 46 persona kanë aplikuar për statusin e viktimës pjesëmarrëse në gjykimin kundër krerëve të luftës.

Këta aplikantë, pretendojnë se anëtarë të familjes së tyre të ngushtë janë kidnapuar nga ushtarë të UÇK-së, zhdukur, e disa prej tyre më vonë janë gjetur të vrarë.

Sidoqoftë asnjë nga 46 personat që po pretendojnë të jenë viktima të UÇK-së, nuk kanë arritur të dëshmojnë se anëtarët e tyre të familjes që ata pretendojnë se janë marrë nga anëtarë të UÇK-së, janë dërguar në ndonjë prej  “burgjeve” për të cilat Prokuroria i akuzon Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin, shkruan lajmi.net.

E kjo është arsyeja kryesore pse Zyra Për Pjesëmarrjen e Viktimave, i ka rekomanduar gjyqtarit paraprak që t’i hedh poshtë të 46 aplikimet.

Kjo zyre, ka kërkuar nga Gjyqtari Paraprak të veprojë siç ka bërë më herët kur ka refuzuar aplikimet e viktimave të pretenduara dhe t’i përmbahet rregullave të konfidencialitetit.

Kësisoj, ky institucion brenda Speciales ka kërkuar që emrat e aplikuesve mos të shpërndahen në publik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë