Haki Abazi nga AAK-ja e vlerësoi si një lëvizje shumë të zgjuar vendimin e Lumir Abdixhikut për t’ia përplasur në fytyrë ofertën Albin Kurtit.
Sipas tij, Kryeministri nuk është një partner që meriton besim, pasi historia ka treguar se ai i tradhton bashkëpunëtorët e tij në momentin e parë që i jepet rasti.
“Normalisht pas nja 3 a 4 goditjeve që i kanë marrë njerëzit duke i besuar Kurtit. Do të thotë, ka një avantazh Abdixhiku sot i ka shembujt e një besimi ndaj Kurtit, të cilin besim ai e ka shpërblyer me thikë pas shpine”, deklaroi Abazi në DPT te Fidani.
Sipas zyrtarit të AAK-së, pranimi i çfarëdo marrëveshjeje nga ana e LDK-së do të ishte një vetëvrasje politike. Ai theksoi se ftesat e Kurtit për “kapituj të rinj” janë thjesht maska për të realizuar qëllimet e tij personale.
“Do të ishte naivitet politik i Abdixhikut, sikur të pranonte një skenar që Kurti e çuan “Ta nisim një kapitull të ri”, theksoi ai në Klan Kosova.
Kujtojmë se Albin Kurti u përpoq ta ‘joshë’ LDK-në me një paketë të majme pushteti, duke i ofruar postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, apo edhe pozitën e kryeparlamentarit, në këmbim të votës për Presidentin./gazetametro.net