Loading…

Reforma ia shton presidentit kompetencat në çështjet e sigurisë

  • 26/12/2016 | 08:17

Reforma ia shton presidentit kompetencat në çështjet e sigurisë

Më shumë kompetenca në fushën e sigurisë, e më pak në diplomaci, i janë përshkruar presidentit të Republikës në amendamentet kushtetuese që brenda pak kohësh pritet të procedohen për votim në Kuvend. Ato ndryshojnë fare pak nga amendamentet e finalizuara në 2012-n.


Pakoja e reformës zgjedhore, e iniciuar gjatë vjeshtës nga presidenti Hashim Thaçi, përmban amendamentet kushtetuese, Projektligjin për zgjedhjen e presidentit, Projektligjin për zgjedhjet e Kuvendit dhe Projektligjin për zgjedhjet lokale.

Këtyre dokumenteve, dora e fundit u është dhënë javën e shkuar. Dy ekipe punuese i kanë përgatitur ato në një punëtori që është mbajtur në Shqipëri, dhe e cila ka zgjatur nga 7 deri më 12 dhjetor, ndërkaq i janë dorëzuar presidentit më 19 dhjetor, shkruan Koha Ditore.

Presidenca nuk ka ofruar ndonjë të dhënë përkitazi me përmbajtjen e propozimeve për ndryshime kushtetuese, por një burim i gazetës që ka marrë pjesë në këtë punëtori, ka thënë se amendamentet nuk e fuqizojnë shumë kreun e shtetit. Ai ka theksuar të kenë mbetur gati të paprekura kompetencat që janë propozuar në amendamentet paraprake, të cilat nuk janë vënë për votim në Kuvend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë