Loading…

Reforma e Thaçit në sistemin zgjedhor parlamentar

  • 17/12/2016 | 08:19

Reforma e Thaçit në sistemin zgjedhor parlamentar

Reforma e iniciuar nga presidenti Hashim Thaçi do të nënkuptojë ndryshime fare të vogla në sistemin zgjedhor parlamentar. Ndryshimi më rrënjësor është bërë për llogari të liderëve të subjekteve politike.

 Kësisoj, lideri që do të jetë bartës i listës së kandidatëve për deputetë, nuk do t’i nënshtrohet fare garës brenda asaj liste, shkruan sot Koha Ditore. Të gjitha votat për subjektin, me automatizëm do t’i shkojnë edhe atij.

Ndërkaq, mbështetur në ndryshimet e propozuara, shtetasit do të mund të votojnë vetëm për një kandidat për deputet, ndryshe nga ligji në fuqi që lë mundësinë për të votuar deri në pesë kandidatë.

Një burim i gazetës ka folur për këtë ndryshim dhe për ndryshime të tjera, e që janë propozuar në takimin e fundit të nëngrupit për reformë zgjedhore. Takimi ka zgjatur katër ditë dhe është zhvilluar në Shqipëri, fundjavën e shkuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë