Loading…

Refiqe Tërnava: Kam hyrë në politikë për t’i shërbyer vendit tim

  • 01/06/2017 | 19:44

Refiqe Tërnava: Kam hyrë në politikë për t’i shërbyer vendit tim

Në një intervistë për Telegrafin, kandidatja për deputete e Aleancës Kosova e Re, nga lista LDK-AKR-Alternativa, shpalos vizionin e saj për një Kosovë ndryshe.

Në këtë intervistë Refiqe Tërnava – Beka premton se subjekti i saj ka plane konkrete dhe të zbatueshme për të sjell këto ndryshime pozitive.

“Nuk jam inkuadruar në politikë për nevoja personale apo për arsye që të filloj një karrierë të vazhdueshme politike. Dëshira për të dhënë kontributin që më takon, në një kohë jo të mirë për shtetin tim, më ka shtyrë që ta konsideroj mundësinë që si deputete e mundshme të ngre zërin për të gjithë ata që janë në nevojë”, ka thënë ajo, duke shtuar se qëllimi i saj është që t’ia dëshmojmë klasës aktuale politike që vetëm të mbash ulësen e politikanit nuk është e mjaftueshme që të bëhen ndryshimet e nevojshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë