Loading…

Referendumi në Zvicër, qytetarë refuzojnë propozimin për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë

  • 27/09/2020 | 15:25

Referendumi në Zvicër, qytetarë refuzojnë propozimin për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë

Rreth 63% e votuesve në Zvicër, sipas projeksioneve te para, refuzuan propozimin për t’i dhënë fund marrëveshjes me Bashkimin Evropian sa i përket lëvizjes së lirë.


Zvicra nuk është anëtare e BE, por aktualisht pranon lëvizjen e lirë në mënyrë që të ketë mundësi të tregtisë së lirë dhe të bashkëpunojë me Brukselin në fusha te tilla si transporti dhe arsimi.

Mbështetësit e planit kundër lëvizjes së lirë u shprehën se ky hap  do të lejonte Zvicrën të kontrollonte kufijtë e saj dhe të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron.

Ndërsa kundërshtarët argumentuan se dalja nga marrëveshja për lëvizjen e lirë  do të zhyste vendin në recesion dhe do të privonte qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Evropën.

Gjatë të dielës qytetarët gjithashtu votuan për një numër çështjesh të tjera.

Ata duket se kanë mbështetur propozimin për të mos dhënë më leje atësie për baballarët e rinj dhe kanë hedhur poshtë një propozim për ta bërë sa më të lehtë gjuetinë e specieve të mbrojtura sikundër ujqërit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë