Loading…

Referendumi në Maqedoni po dështon, u bojkotua edhe nga një pjesë e shqiptarëve

  • 30/09/2018 | 18:59

Referendumi në Maqedoni po dështon, u bojkotua edhe nga një pjesë e shqiptarëve

Referendumi në Maqedoni është në prag të deshtimit duke marr parasysh daljen e deritanishme. Opozita maqedonase e ka bojkotuar heshturazi referendumin. Është mëse e vështirë, pothuajse e pamundur të arrihet numri 900 000 (nëntë qind mijë) që do të thotë census për kalimin e referendumit dhe ndryshimin e emrit në Maqedoni të Veriut.


Edhe më brengosëse del të jetë fakti se një pjesë e korpusit shqiptar, ata të Lëvizjes Besa, nuk e ka mbështetur referendumin. Kryesisht kjo pjesë është e bllokut opozitar, të cilët nuk kanë mobilizuar strukturat e tyre për ta vulosur faktin se shqiptarët e duan medoemos integrimin në NATO dhe BE, shkruan gazetametro.net.

Rezultati në korpusin shqiptar pritet të krijojnë polemika ndërmjet subjekteve politike në të ardhmen. Në rast të deshtimit të referendumit i mbetet Parlamentit të Maqedonisë që të vijoj me ndryshime kushtetuese në menyrë që të aprovohet marreveshje për emrin e ri të Maqedonise e nënshkruar nga dy kryeministrat Tsipras-Zaev.

Gjithsesi kjo situate pritet të krijoj një momentum të ri për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni. Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta Metro, Kushtrim Sadiku, gazetar i Klanit, që sot e ka përcjell nga afër procesin e referendumit në Maqedoni./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë