Loading…

Reduktimi i KFOR’it në Ibër, Ramadani: Mendjefëmijët e VV’së nuk i kuptojnë këto tema

  • 10/08/2026 | 19:09

Reduktimi i KFOR’it në Ibër, Ramadani: Mendjefëmijët e VV’së nuk i kuptojnë këto tema

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, reagoi ndaj disa përfaqësuesve të Vetëvendosjes, duke vënë në pikëpyetje njohuritë e tyre lidhur me temat e sigurisë kombëtare, transmeton Gazeta Metro.


Në reagimin e tij, Ramadani ka thënë se çështjet që kanë të bëjnë me angazhimin e KFOR-it dhe përgjegjësitë e Policisë së Kosovës nuk janë vendosur rastësisht, por janë rezultat i një procesi të gjatë konsultimesh dhe takimesh.

Sipas tij, ndër zhvillimet e diskutuara kanë qenë ndryshimi i formës së pranisë së KFOR-it në urë, mbrojtja e Manastirit të Deçanit nga Policia e Kosovës dhe patrullimet e përbashkëta në zonën kufitare.

“Këta mendjefëmijët e VV-së, me pozita të deputetëve apo në KQZ, as nuk kuptojnë dhe as nuk mësojnë gjë, pavarësisht sa shtrenjtë paguhen nga populli”, shkroi  Ramadani.

Ai tha se për këto tema kanë diskutuar një rreth i kufizuar njerëzish, ndërsa gjatë këtij procesi, sipas tij, janë marrë në konsideratë edhe qëndrimet e tij profesionale. Në përmbyllje, Ramadani u ka kërkuar përfaqësuesve të VV-së që më shumë vëmendje t’i kushtojnë punës dhe interesit shtetëror, sesa reagimeve në platformat sociale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë