Denimet drastike që i shqiptoi sot Gjykata speciale në Hag për katër udhëheqësit e UÇK-së janë skandaloze. Para së gjithash, krimet që u trajtuan dhe ndëshkuan gjatë gjykimit dhe që u shpallën në verdiktin e sotëm, nuk pasqyruan fare, as tërthorazi, arsyen kryesore pse u ngrit Gjykata speciale mbi bazën e një raporti dubioz të Dik Martit, i cili pohonte “i kam të gjitha provat”, dhe u deshtën të hetohen gati një dekadë e gjysmë dhe ato dolën të njëanëshme, që shumicën e kemi ditur, disa edhe tëgjykuara më herët .
Nga Shkëlzen Maliqi
Në raportin e Martit, që e kishte përgaditur me të dhënat e dosjes të Prokurosisë të Serbisë (i kishte marrë nga ambasadori i Serbisë në Zvicër, ka dëshmuar vetë Milan St. Protic), ku pretendohet se Hashim Thaçi dhe “grupi i Drenicës” kanë organizuar akte teroriste dhe nisur luftën kundër forcave serbe me qëllimin që Kosova të shkëputet nga Serbia dhe që të spastrohet nga serbët. Në “dëshmitë” e sajuara të dosjes ndër të tjera si kryeakuzë figuronte pohimi se grupi i Drenicës dhe Uçk-ja financoheshin dhe mbanin lidhje të ngushta me mafinë e drogës dhe të trafikimit të organeve njerëzore.
Edhe pse për trafikim të organeve nuk u gjetën provat, që paraprakisht nuk i kishte gjetur as Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi, pasuan presionet e mëdha ndërkombëtare të orkestuara nga Rusia në Këshillin e Evropës, dhe Kuvendi i Kosovës e krijojë Gjykatën Speciale për krime të luftës në Kosovë, të dislokuar në Holandë dhe, për fatr të keq, edhe të shkëputur nga çdo kontroll dhe llogaridhënie ndaj vendit themelues. Shpresohej se në këtë gjykatë do të pastrohet lufta e pastër çlirimtare e UÇK-së.
Por anomalia dhe arbitrariteti i krijimit të një praktikisht ad hok Gjykate, që pa transparencë dhe llogaridhënie hetonte provat dhe e procesoi një gjykim të stërzgjatur mbi bazat e dosjeve të përgaditura dhe sajuara nga inteligjenca dhe Prokuroria e Serbisë, si dhe nga deponimet dhe provat të mbledhura, hetuara e një pjesë e tyre edhe e procesuar nga Gjykatat e UNMIK-ut, si administrator i përkohshëm I Kosovës (2009-2008) dhe pastaj edhe EULEX-it (2008-2012 +), e kanë ushqyer Gjykatën Speciale me një mori “provash” të krimeve të kohës së luftës, që nuk bëjnë pjesë në matricën kryesore të zhvillimeve të viteve 1998 dhe 1999, që ishte konflikti i UÇK-së, fillimisht të organizuara në njësite guerile në rajonin e Drenicës dhe pastaj edhe në rajonet tjera të Kosovës. Në pranverë të vitit 1998 UÇK-ja numronte rreth 200 pjesëtarë, nga mesi i atij viti rreth 20 mijë, me strukturën komanduese provizore mes zonave të luftës, që i mbanin lidhjet me pjesën që pretendonte se është komanda e UÇK-së në Drenicë, por këto lidhje janë mbajtë me vështirësi, nuk mundësonin operacione të koordinuara, dhe vetëm në pranverën e vitit 1999 rezistenca kryesiht guerile pati nisur t’i ngjante një ushtrie që i ka vijat komanduese të ushtrisë.
Gjykata speciale, për dallim nga Tribunali i Hagës, ku janë gjykuar komandantët e zonave (Ramush Hajradinaj, Fatmir Limaj, nuk i mori parassysh verdiktet e Trbunalit, që gjetën prova të përgjegjësisë komanduese për të akuzuarit.
Gjykata Speciasle i ka injoruar plotësisht rrethanat e zhvbillimit të luftës dhe të distribuimit të përgjegjësive komanduese. Duke qenë se nuk mund t’i procesonin akuzat kryesore të Dik Martit për përgjegjësdinë komanduese në trafikimin e organeve, ajo e devojoj procesin në dy drejtime që pjesërisht kanë qenë të procesuara më herët nga UNMIK-u dhe EULEX-i. Kështru, i pari devijim ishte që akuza e Dik Martit se grupi i Drenicës me në krye Hashim Thaçin kanë qenë koka e “ndërmarrjes të organizuar kriminele”, te Gjykata speciale ky cilësim përfshihet për të gjitha krimet ndaj civilëve të periudhës 1998-1999, ku shumica dërmuese e viktimave janë shqiptarë, si krime të përgjegjësisë komanduese të tyre.
E dyta, luftën s Kosovës të viteve 1998-1999 Specialja e ka trajtuar thuajse eksluzivisht në pjesën e saj që kushtimisht mund ta quajmë ‘luftë civile në tentativë ndërshqiptare’, që po kështu nuk mund të gjeneralizohet në këtë mënyre nën klasifikimin si “ndërmarrëje organizuar kriminele”. Janë raste të ndryshme, në vende dhe rrethana të ndryshme, gjithësesi krime, disa prej tyre edhe të trajtuara, por kjo do të mbetet pikë e dobët për Gjykatën e Speciales, kur të ankimohet verdikti i sotëm.
Një gjë që duhet të vlerësohet në verdiktin e Speciales, është përjashtimi, pa shumë komente, i kriminalizimit të luftës çlirimtare, për çka ka insistuar dhe investuar Serbia.
Anomalia e Gjykatës Speciale që nga themelimi ka qenë edhe mostrajtimi i krimeve të luftës në Kosovë si tërësi, jo me parashenjën etnike, duke u përqendsruar në krimet ndërshqiptare, sikur ky nuk ka qenë një vetëm një segment i vogël, i krimeve të orkestruara nga forcat militare dhe paramilitare serbe. Që nga fillimi, edhe kur po përgaditeshin hetimet e Speciales, është thënë se nuk do të hetohen vetëm krimet shqiptare, megjithatë fokusi mbeti i ngushtë, madje vetëm te” grupi i Drenicës” që e kishte identifikuar Dik Marti. Kjo e bën procesin të duket si “reductio ad absurdum”, një ndërrmarje absurde gjyqësore, e cila do të studiohet në shkencat juridike dhe politike si skandal në vete për gjyqësinë.
Shpresoj se Apeli do të korrigjojë këtë miopi.