Loading…
Recetë: Tortë me bajame dhe mandarina
  • 17/03/2019 | 09:49

Recetë: Tortë me bajame dhe mandarina

Nëse dëshironi të bëni një recetë të thjeshtë dhe të lehtë me dy përbërës kryesor bajame dhe mandarina atëherë ky artikull duhet të mos iu ikë, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit për një tavë 24 cm:

7 mandarina bio, dy prej të cilave për zbukurim

● 125g gjalpë i butë në temperaturë ambienti

● 150g sheqer kafe

● 240g miell bajamesh ose bajame të bluara

● 100g miell integral (i zi)

● 3 vezë

● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira

Për kremin sipër:

180g djathë Philadelphia ● 50g sheqer pluhur ● lëngu i ½ limoni ● 30g gjalpë i butë në temperaturë ambienti

Përgatitja: Ndezim furrën në 180°.

– Mandarinat (5), të lara, pa i qëruar, i vëmë të ziejnë në një tenxhere me ujë të valuar për 10 minuta (i hedhim kur uji të ketë marrë valë).I kullojmë dhe i lëmë mënjanë të ftohen mirë. I presim mandarinat bashkë me lëkurën në copa dhe më pas i grijmë te grirësi i frutave sa të bëhen si pure. I lëmë mënjanë.

– Me rrahësin elektrik rrahim vezët me sheqerin për 2 minuta sa të bëhen si krem. Shtojmë gjalpin pjesë-pjesë, miellin e bajameve, miellin dhe sodën e ëmbëlsirave nëpërmjet një site dhe së fundi purenë e mandarinave. I përziejmë mirëme spatul ose lugë druri.

– Hedhim brumin te tava e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim në furrë për 40 minuta me 180°, më pas e ulim temperaturën në 150° dhe vazhdojmë pjekjen edhe për 15-20 minuta të tjera. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër. Nëse është nevoja, mbulojeni nga fundi i pjekjes tortën me letër alumini që të mos digjet pasi koha e pjekjes është shumë e gjatë.

– Kur torta të jetë e vakët e heqim nga tava dhe e lëmë të ftohet plotësisht mbi një grilë.

Ndërkohë përgatisim kremin: Me rrahësin e vezëve me dorë, përziejmë djathin me sheqerin dhe gjalpin. Shtojmë më pas dalëngadalë lëngun e limonit derisa të kemi një masë si shkumë. E zbukurojmë tortën me kremin dhe sipër vëmë feta mandarinash të freskëta bashkë me lëkurë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë