Loading…

Recetë: Tavë e sofrës së Prizrenit

  • 21/07/2021 | 17:51

Recetë: Tavë e sofrës së Prizrenit

Është një recetë e vjetër po aq sa edhe zakonet popullore shqiptare. Një gatim i kuzhinës vendase, specialitet i Prizrenit dhe është një recetë e trashëguar brez pas brezi.


Përbërësit

4 kokrra qepë mesatare
2 lugë vaj ulliri
3-4 lugë gjelle gjalpë të freskët
3 kokrra domate mesatare
400 gr speca
100 gramë mish të grirë (Sipas dëshirës)
200 gr djathë djathë kaçkavall të grirë
2 filxhanë çaji kos
2 lugë miell gruri
4 kokrra vezë
kripë
majdanoz i grirë hollë
Përgatitja
Qërojmë dhe grijmë hollë qepët.
Pastrojmë specat dhe domatet dhe i presim në kubikë të vegjël.
Shtojmë vaj ulliri në një tigan të madh, shtojmë si fillim qepët dhe specat, i kaurdisim për pak dhe më pas shtojmë mishin e grirë, e kaurdisim pak e më pas shtojmë domatet e grira.
I kaurdisim në zjarr derisa volumi i tyre të ulet. Shtojmë kripën dhe majdanozin e grirë.
Të gjithë masën e hedhim në një tavë dhe nisim përgatitjen e salcës me kos, vezë dhe djathë.
Në një tas rrahim vezët shtojmë miellin dhe kosin. AgroWeb.org ju sugjeron të përdorni edhe një mikser për të përftuar një masë të njëtrajtshme në një kohë më të shpejtë.fa
Të gjithë salcën e shtrojmë mbi masën e perimeve që kemi në tavë, sipër hedhim djathin e grirë dhe e fusim për pjekje në furrë të parangrohur përreth 40-45 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë