Loading…

Recetë: Menemeni, pjatë shumë e shijshme për mëngjes

  • 31/07/2021 | 08:13

Recetë: Menemeni, pjatë shumë e shijshme për mëngjes

Menemeni është ushqim tradicional turk nga domatet dhe specat.


Shpesh hahet për kafjall, mirëpo nëse dëshironi ta shmangni mishin, mund të hahet edhe si drekë.

Përbërësit:

– 4 vezë;
– një copë rrënje xhenxhefili;
– 4 thelpinj hudhre;
– 1 qepë;
– 2 domate të mëdha;
– ½ e filxhanit salcë domatesh;
– ½ speci djegës;
– ½ speci;
– 2 lugë të vogla spec të bluar;
– ½ luge e vogël rigon;
– kripë;
– piper;
– vaj ulliri;
– qepujka

Përgatitja:

1. Zieni domaten dhe qërojeni.

2. Nxehni vajin në tigan, shtoni hudhrën e grirë dhe xhenxhefilin dhe fërgoni derisa të zbuten, pastaj qitni edhe qepën e grirë. Pas pak, qitni edhe specat.

3. Shtoni domatet të cilat më parë i keni grirë dhe lini dy minuta pastaj qitni edhe purenë e domateve dhe erëzat e tjera, pos qepujkave.

4. Kur domatja të zihet, thyeni një vezë në tigan dhe vetëm pas dhjetë sekondash përzieni lehtë në tretje.

5. Shërbeni me qepujka.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë