Loading…

Recetë: Krepa të shëndetshëm për pak minuta

  • 28/02/2022 | 12:11

Recetë: Krepa të shëndetshëm për pak minuta

Kur jeni në dietë apo dëshironi të nisni ndonjë regjim, është shumë e thjeshtë që gatimi të kthehet në një mankth.


Mëngjesi, dreka dhe darka duhet të jenë të mirëmenduara e të përgatitur me përbërës të cilët janë dietikë e nuk ju shëndoshin.

E për të evituar të gjithë këtë sforco AgroWeb.org ju këshillon të përgatisni krepa të shëndetshëm, dietikë e të freskët në çdo kohë.

Këto krepa të veçantë mund t’i konsumoni në mëngjes, në drekë apo në darkë.

Ndiqni recetën e plotë dhe shijojini sipas dëshirës tuaj.

Përbërësit
Treçerek filxhan çaji miell integral

2 lugë çaji pluhur pjekës

Çerek filxhan çaji kos

1 vezë

1 filxhan çaji boronica

Përgatitja:

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb,org ju këshillon të mblidhni të gjithë përbërësit në tavolinën e punës.

Më pas në një enë përzieni miellin integral, pluhurin pjekës dhe kripën.

Hapni me duar një hapësirë në mes të enës dhe aty shtoni kosin dhe vezën.

Përzieni derisa të krijohet brumi i zakonshëm i krepave dhe më pas vendosni tiganin në zjarr.

Lyejeni atë me pak gjalpë ose vaj dhe hidhni garuzhden e parë të krepave.

Kur të piqet nga njëra anë kthejeni nga ana tjetër derisa të formohet peta e zankoshme e krepave.

I gjithë procesi i pjekjes së tyre në tigan do të zgjasë rreth 2 minuta në secilën anë.

Kur të jenë gati vendosini në një enë dhe mbulojini me kapak për disa momente.

Më pas mund t’i lyeni me pak salcë kosi e t’i mbushni me rukola, avokado, lakër të kuqe dhe disa bajame sipas dëshirës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë