Loading…

Recetë: Kek i thërrmuar me mollë

  • 24/02/2022 | 12:30

Recetë: Kek i thërrmuar me mollë

Receta e kekut të thërrmuar është një variant i kekut klasik me mollë.


Kjo recetë e shijshme nga AgroWeb.org është një ëmbëlsirë origjinale e përsosur për raste të ndryshme.

Baza është klasike, por keku është i mbushur me arra që i japin më shumë aromë dhe shije.

Përveç kësaj, shija e arrave shkon shumë me atë të mollëve, me lëkurën e limonit dhe biskotave që shtohen në mbushjen e tij.

Keku i thërrmuar ka një recetë të thjeshtë dhe me shije të garantuar, të cilën ja vlen ta përgatisni për çdo rast.

Përbërësit
250 gr miell

1 kokërr vezë

5 g fryrës për ëmbëlsira

50 gr arra

120 g gjalpë

130 g sheqer

Për mbushjen:

600 g mollë

1 limon

Pak këkurë limoni për shije

50 g sheqer

50 g biskota

Përgatitja
Për të përgatitur kekun, filloni me brumin.

Hidhni gjalpin dhe sheqerin në një enë dhe trazojini me një lugë druri derisa të merrni një masë kremoze.

Shtoni vezën dhe përziejeni masën deri sa të bëhet homogjene.

Shtoni miellin dhe majanë duke i kaluar në sitë dhe punojeni masën me gishtërinj.

Më pas shtoni arrat dhe përpunojeni sërisht masën derisa arrat të përhapen.

Lëreni brumin në frigorifer derisa të jetë gati për përdorim.

Ndërkohë përgatisni mbushjen për kekun.

Qëroni mollët, pritini përgjysmë, pastroni bërthamën dhe më pas pritini në kubikë rreth 1 cm.

Transferojini kubikët e mollës në një tas dhe shtoni pak lëkurë limoni, lëngun e tij, sheqerin, biskotat e copëtuara me duar dhe përziejini mirë.

Lyeni me miell një tepsi rrethore me diametër rreth 20 cm.

Vendosni ¾ e brumit në fund të tavës, ngjeshni me duar në mënyrë që të mbulojë të gjithë pjesën e poshtme dhe ngrini skajet që të mbajë mbushjen.

Hidhni brenda përzierjen me mollë dhe biskota dhe shtoni sipër pjesën e mbetur të brumit.

Piqeni në një furrë të ngrohur paraprakisht në 180 gradë, për rreth 35 minuta.

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta nxirrni nga forma.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë