Kjo recetë shumë e shpejtë dhe mbi të gjitha është shumë e shijshme, transmeton Gazeta Metro.
Përbërësit e nevojshëm:
4 mollë
30 g gjalpë
50 g mjaltë
2 lugë çaji kanellë
Lëkurë portokalli e grirë pak në rende
40 g sheqer
200 g salcë kosi
3 vezë
200 gr petë sfoliat
Mënyra e përgatitjes:
Lyjeni kallëpin me gjalpë,më pas shtoni brumin dhe shtypeni pak me gishta. Mbuloni skajet e kallëpit me brumë. Rrihni kosin, sheqerin dhe vezët.
Shkrijeni gjalpin dhe më pas shtoni mollët e qëruara të prera në feta feta. Sipër shtoni mjaltë dhe kanellë, më pas karameliyoni në zjarr të ulët. Para përfundimit shtoni lëkurën e portokallit. Shtoni mollët në salcën e kosit. Përziejmë dhe vendosim mbi brumë. Brumin e mbushur e vendosim mbi mbushje.
E lyejmë brumin me vezën e rrahur dhe e pjekim në 180 gradë për gjysmë ore. Spërkatni me sheqer pluhur dhe shoqërojeni me kafe./gazetametro.net