Loading…

Rebelimi në Shqipëri me ‘udhëzues’ nga Serbia? – Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta

  • 17/10/2026 | 16:08

Rebelimi në Shqipëri me ‘udhëzues’ nga Serbia? – Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta

Një prej studentëve që merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi dhe se me ta diskutohen mënyrat e organizimit të protestave dhe format që janë përdorur atje.


Deklarata u bë në emisionin “Breaking” në Euronews, kur studenti u pyet pikërisht për modelin serb të protestave dhe për “Listën e Studentëve”, lëvizja që pas muajsh protestash ka kaluar tashmë edhe në organizim elektoral.

“Kam ndjekur dhe kam miq të mirë studentë në Serbi, me të cilët padyshim ngelemi në një kontakt të vazhdueshëm lidhur me organizimin e protestave dhe format që patjetër edhe ata kanë aplikuar”, tha ai.

Pra, ndërsa protesta në Tiranë paraqitet si një lëvizje e të rinjve shqiptarë, të paktën një prej pjesëmarrësve të saj pranon se ekziston komunikim i vazhdueshëm me lëvizjen studentore në Serbi dhe shkëmbim për mënyrat e organizimit.

“Me thënë të drejtën, në Shqipëri nuk është menduar konkretisht krijimi i një alternative nga sheshi në këto momente. Bëhet fjalë për një alternativë, e cila do të vijë padyshim pas dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama”, u shpreh studenti.

Sipas tij, objektivi i menjëhershëm i protestuesve mbetet largimi i Ramës dhe jo pritja e zgjedhjeve të ardhshme.

“Fokusi kryesor në protestat e të rinjve dhe të rejave në Tiranë është dorëheqja e Edi Ramës. Ata nuk duan t’i japin më kohë Edi Ramës deri të vijnë votimet. Ata kërkojnë padyshim dorëheqje”, tha ai.

Deklarata për kontaktet me studentët serbë shton një element të ri në debatin mbi mënyrën se si po organizohet protesta në Tiranë dhe mbi modelet nga të cilat po marrin referencë pjesëmarrësit e saj

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë