Loading…

‘Reality Check’: BE ka thënë se mund të ndihmojë Talibanët, nëse ‘sillen sipas kushteve’

  • 29/11/2021 | 16:13

‘Reality Check’: BE ka thënë se mund të ndihmojë Talibanët, nëse ‘sillen sipas kushteve’

Zyrtarë të Bashkimit Europianë kanë biseduar gjatë fundjavës që shkoi me përfaqësues të Talibanëve në Doha të Katar ku iu është kërkuar ndihmë për të mbajtur funksionalë aeroportet funksionale në Afganistan. Amerikanët do t’i takojnë Talibanët po ashtu në Doha të hënën, transmeton Gazeta Metro.


Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se në takimet që kanë zhvilluar gjatë fundjavës me zyrtarë talibanë në Katar, këta të fundit kanë kërkuar ndihmë për të mbajtur funksionalë aeroportet afgane.

Blloku evropian ka thënë se mund të ofrojë ndihmë për Afganistanin, nëse talibanët sillen sipas kushteve.

Bisedimet dyditore kanë ndodhur pak para bisedimeve që pritet të zhvillohen më 29 nëntor në mes të zyrtarëve amerikanë dhe talibanëve, po ashtu në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Komuniteti ndërkombëtar ka refuzuar të njohë udhëheqësit e rinj të Afganistanit, pasi talibanët kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi më 15 gusht në Kabul.

Tërheqja e trupave ndërkombëtare pas marrjes së pushtetit nga talibanët, ka ndikuar që ekonomia afgane të përballet me rënie të lirë.

Përveç kësaj, edhe rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit, që gjenden jashtë shtetit, tashmë janë ngrirë.

Si rezultat, Kombet e Bashkuara kanë thënë se Afganistani është në prag të katastrofës humanitare, pasi më shumë se gjysma e popullsisë rrezikon të mos ketë mjaftueshëm ushqim gjatë dimrit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë