Loading…

Realiteti i dhimbshëm i shqiptarëve në Mitrovicë që nga paslufta (Video)

  • 08/02/2017 | 10:40

Realiteti i dhimbshëm i shqiptarëve në Mitrovicë që nga paslufta (Video)

“Mitrovica e veriut është e ndërtuar mbi një spastrim etnik që iu ka ndodhur shqiptarëve atje, sidomos gjatë shkurtit të vitit 2000 me ç’rast mbi 12 shqiptarë të asaj pjese janë dëbuar dhunshëm prej strukturave policore të Serbisë”, ka dekaruar kohë më parë deputeti i VV’së Glauk Konjufca.


Sipas tij plani i Ahtisaarit, në 2007 formalizoi këtë ndarje duke i bërë dy komuna: atë të jugut dhe të veriut të Mitrovicës.

“Vendosja e KFOR’it francez pikërisht në Mitrovicë, ndaloi kthimi i shqiptarëve në pronat e tyre”.

Dështimet në veri sipas Konjufcës janë partneritet vendor dhe ndërkombëtar.

“Dështimet atje janë partneritet vendor dhe ndërkombëtarë. Gabimi më i madh është bërë me Pakon e Ahtisarit. Pakoja serbëve iu jep vetëm komuna, negociatat e Qeverisë janë ato që iu japin institucione serbëve”, ka thënë Konjufca.

Halit Barani, drejtues i KMDLNJ’së, në Mitrovicë ka përgatitur një material i cili pasqyron më së miri realitetin shqiptar që nga viti 2000 e deri me tani.

Pamjet e videos tregojnë dhunën e shkaktuar nga serbët në pjesën Veriore, të cilët për 17 vite më radhë kanë ndaluar kthimin e shqiptarëvë në atë pjesë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë