Më herët është përmbyllur ndeshja mes Real Madridit dhe Villarrealit, duke përfunduar me barazim pa gola, shkruan Gazeta Metro.
Reali ishte mysafir i ekipit të Unai Emery dhe dështoi t’i grumbullonte tre pikë, duke i lënë hapësirë Sevilla që t’i afrohet.
Madrilenët për momentin gjenden 4 pikë më lart se Sevilla, ndërsa lufton që të rikthejë titullin në Santiago Bernabeu.
Sevilla do të tentojë që të ngjitet në vendin e parë, sidomos pas transferimit të Anthony Martial deri në fund të sezonit dhe duke qenë se Reali do të jetë i fokusuar edhe në Champions League.
La Liga edhe këtë sezon premton të jetë e nxehtë deri në fund, ndonëse pa emrat e mëdhenj si Barcelona e Atletico në garë për titull. /gazetametro.net