Loading…

Real Madridi vazhdon me fitore dhe kryesim në tabelë

  • 04/10/2020 | 18:06

Real Madridi vazhdon me fitore dhe kryesim në tabelë

Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madridi, e ka nisur mirë sezonin e mbrojtjes së titullit në La Liga, duke shënuar fitore edhe sot dhe duke vazhduar me kryesimin në tabelë, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në kampionatin spanjoll, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka shënuar fitore në udhëtim te Levante.

Ndeshja e zhvilluar sot në ‘Estadio de la Ceramica’ ka përfunduar me rezultatin 0-2. Vinicius Junior dhe Karim Benzema shënuan golat e fitores së tretë radhazi për madrilenët në katër ndeshje, shtuar këtu dhe një barazim.

Me një ndeshje më pak, Real Madridi tani ka 10 pikë dhe renditet në pozitën e parë, kurse Levante mbetet me 3 pikë dhe renditet në pozitën e 18’të. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë