Përfundon gjithçka në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Real Madrid është kampion i Europës për sezonin 2021/2022, pasi mposhti në finale Liverpoolin me rezultat 0-1, transmeton Gazeta Metro.
Edhe pse u shënua vetëm një gol gjatë 90 minutave u zhvillua një takim sfidë interesante në ‘Stade de France’, ku në fund ‘Los Blancos’ treguan që në finale janë të pamposhtur.
‘The Reds’ të themi të drejtën dominuan takimin me shumë raste si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por portieri belg, Thibaut Courtois ishte në natën e tij dhe në më shumë se katër raste i mohoi golin e sigurt Liverpoolit.
Në minutën e 58’të erdhi edhe goli për skuadrën e Carlo Ancelottit nga sulmuesi brazilian, Vinicius Junior i cili shumë bukur u gjet në zonë pas pasimit të Federico Valverdes.
Liverpool pas kësaj u hodh me të gjitha forcat në sulm, duke provuar të gjejnë golin e barazimit dhe ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime, mirëpo ishte ‘çelik’ mbrojtja e Real Madrid e cila në çdo moment u tregua shumë e vëmendshme.
Ky është edhe titulli i 14’të në Ligën e Kampionëve për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti dhe i pesti në nëntë vitet e fundit dhe kjo tregon më së miri dominimin absolut në Europë nga klubi spanjoll. /gazetametro.net