Loading…

Real Madrid pas sulmuesit të Tottenhamit

  • 25/09/2017 | 19:02

Real Madrid pas sulmuesit të Tottenhamit

FPreisdenti i Real Madridit, Florentino Perez, planifikon të ofrojë mesfushorin kroat Mateo Kovacic dhe para për të marrë sulmuesin e Tottenhamit, Dele Alli.


Sipas ‘Don Balon’, Alli është në listën e ngushtë të lojtarëve që Reali synon të marrë vitin e ardhshëm.

Në anën tjetër Kovacic ka pak hapësirë te skuadra e Zidane, derisa është paraqitur vetëm në dy ndeshje këtë sezon.

Alli së fundmi e ka ndërruar edhe agjentin.

Me shpresë se do të transferohet te një prej klubeve më të mëdha evropiane, ai ka nënshkruar me Jorge Mendez, që ka raporte të mira me drejtuesit e Realit. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë