Loading…

Real Madrid pa kapiten, Ramos mungon në dy përballjet e radhës

  • 19/11/2020 | 21:10

Real Madrid pa kapiten, Ramos mungon në dy përballjet e radhës

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos do mungojë në dy sfidat e radhës ndaj Villarreal dhe Inter shkaku i lëndimit.


Spanjolli u lëndua në ndeshjen ndaj Gjermanisë, duke u zëvendësuar në minutën e 40-të, përcjellë lajmi.net.

Është konfirmuar që Ramos ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë, lëndim që nuk dihet sa do e mbajë jashtë fushe, por zakonisht lojtarët rikthehen pas një deri në tri javë.

Sipas Marca, lëndimi nuk është serioz dhe ka shpresë që Ramos të rikthehet pas 10 ditëve.

Sidoqoftë, 34-vjeçari do humbë dy ndeshjet e radhës ndaj Villarrealit dhe Interit.

Ai do zëvendësohet nga partneri Eder Militao, që sot (e enjte) është shëruar nga Covid-19 dhe rikthyer në stërvitje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë