Loading…

Reagon Vucic: Kosova po i teston serbët në veri që duan të jetojnë në Serbi

  • 23/03/2019 | 14:31

Reagon Vucic: Kosova po i teston serbët në veri që duan të jetojnë në Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vucic tha se provokimet e reja të Prishtinës janë një problem serioz dhe se me veprimin e fundit në veri të Kosovës, ata donin të provokonin serbët dhe të shihni se kush është dhe në ç’mënyrë është  i gatshëm t’iu rezistojë, transmeton Gazeta Metro.


Duke komentuar aksionin e djeshëm të Policisë në lokale, Vucic tha:

“Dje kemi pasur një shqetësim të serbëve në veri pasi ata gjoja kanë vizituar bastoret për ‘t’i arrestuar makinat’që serbët i mbajnë nëpër bastore.

Për të parë se kush dhe në ç’mënyrë do t’i kundërshtonte e pastaj të niseshin në aksionin tjetër për të kontrolluar raftet nëpër shitore dhe për të krijuar kështu pasqyrën e qartë rreth vendeve të mundshme të rezistencës në të ardhmen”, tha ai.

Ai thekson se ‘shqiptarët e Kosovës po dëshirojnë që në tërësi “ta vrasin çdo dëshirë të gjithë banorëve paqësorë e të dinjitetshëm që të jetojnë në atdheun e vet në Serbi’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë