Loading…

Reagon Shoqata e Prokurorëve: Elez Blakaj nuk ka shprehur shqetësim as kërcënim

  • 23/08/2018 | 15:45

Reagon Shoqata e Prokurorëve: Elez Blakaj nuk ka shprehur shqetësim as kërcënim

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, në takimin e mbajtur më 23 gusht 2018, me ç’rast ka diskutuar për gjendjen e krijuar pas dorëheqjes së ish-prokurorit special, z.Elez Blakaj, bënë këtë reagim publik:


Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si institucion joqeveritar, e cila ka obligim statutar të mbrojë interesat e prokurorëve të Shtetit, konsideron se menaxhmenti i sistemit prokurorial nuk mund të degradohet nga qarqet e caktuara politike, apo individë të caktuar nga shoqëria civile, sepse kjo konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur të sistemit prokurorial dhe tendencë për të dëmtuar hetimet në rastet e caktuara penale.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës njofton opinionin publik se deri më tani asnjë prokuror i sisitemit prokurorial të Kosovës, duke përfshirë dhe z. Blakaj, nuk ka shprehur asnjë shqetësim, qoftë si kërcënim apo si ndikim në punën e tij të pavarur dhe të paanshme nga kushdoqoftë. Andaj, deklarimet publike për kinse kërcënimet dhe ndikimet brenda sistemit prokurorial janë për të mbuluar interesat e tij personale apo të kujdotjetër. Për më tepër, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës zotohet se do të reagojë më fuqishëm, duke kërkuar përgjegjësi nga prokurorët që me veprimet e tyre dëmtojnë imazhin e sistemit prokurorial, interesat e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës mbështet fuqishëm punën e çdo prokurori individualisht dhe organeve menaxhuese të sistemit prokurorial, si dhe dënon çdo tendencë për të denigruar përkushtimin e secilit prokuror në mënyrë individuale dhe kolektive, gjë që është plotësisht e papranueshme dhe nuk i ndihmon zbatimit të Ligjit në Republikës e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë