Loading…

Reagon Rusia pasi Brnabic tha se po kërkohet t’i vendosin sanksione Putinit dhe ta njohin Kosovën

  • 26/11/2022 | 11:20

Reagon Rusia pasi Brnabic tha se po kërkohet t’i vendosin sanksione Putinit dhe ta njohin Kosovën

Zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zahkarova, ka reaguar pasi kryeministrja serbe Ana Brnabic ka deklaruar se Serbisë po i kërkohet nga BE’ja që t’i vendosë sanksione Rusisë dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Në reagimin e saj Zahkarova ka thënë se një kërkesë e tillë e Evropës për Serbinë “është qesharake”.

“Kjo është vërtetë qesharake. Çfarë ka mbetur nga Evropa në BE? Vetëm një referencë gjeografike për kontinentin. Evropa si qytetarim ruhet në Rusi”, ka shkruar drejtuesja e propagandës ruse.

Ditë më parë Brnabic tha se Serbisë po i kërkohet nga BE’ja që t’i vendosë sanksione Rusisë dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Nga pushteti serb vazhdimisht ka këso ankesa. Ndërsa kujtojmë që Serbia është shteti i vetëm i rajonit që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe nuk është rreshtuar krah ndërkombëtarëve.

Kosova ka qenë ndër shtetet e para që i ka caktuar sanksione Rusisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë